Xavi po konsideron rënien në formë të Depay si ‘çështje kolektive’

08:38 | 6 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Ndërsa Barcelona përgatitej për ndeshjes “jetë a vdekje” kundër Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve këtë mesjavë, fokusi është edhe tek paraqitjet e Mempis Depay.

Holandezi pati një lojë të vështirë në fundjavë kundër Real Betis, pasi Barça pësoi humbjen e parë në epokën e Xavit. Që atëherë, janë ngritur pikëpyetje nëse ai është në formë të mirë në krah, ndërsa raportet tregojnë se edhe vetë lojtari po mendon të largohet.

Depay ka shënuar tetë gola në 20 ndeshje këtë sezon, por asnjëri prej tyre nuk është shënuar në Champions. Pavarësisht se ka luajtur plot nëntëdhjetë minuta në 19 nga 20 paraqitjet e tij në të gjitha garat, holandezi nuk ka arritur të shënojë në 12 ndeshje dhe nuk ka asistuar asnjë gol që nga mesi i tetorit.

Natyrisht, ka shqetësime në mesin e tifozëve për produktivitetin e tij, veçanërisht për një përballje kaq të rëndësishme kundër Bayern Munchen.

Megjithatë, Xavi Hernandez beson se rënia në formë e ish-yllit të Manchester United i takon të gjithë skuadrës dhe jo vetëm vetë lojtarit.

Siç raporton “SPORT”, 41-vjeçari mendon se është një “çështje kolektive e ekipit” dhe do të duhet të gjejë mënyra për të nxjerrë më të mirën nga ylli i tij.

Duke folur pas humbjes ndaj Betis të shtunën, Xavi tha: “Memphis na ka dhënë shumë, ai lëviz mirë, por ne nuk e gjetëm. Duhet të guxosh të krijosh dhe të jesh më i guximshëm në sulm”.

Barcelona ka shënuar vetëm dy gola në Champions League këtë sezon, të dy golat e shënuarn në dy fitoret e saj kundër Dynamo Kyiev./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme