Legjenda spanjolle e futbollit, Xavi Hernandez, ka bërë të ditur se po pensionohet nga futbolli.
Në fund të këtij sezoni, ish mesfushori i Barcelonës do të varrë këpucët për të nisur një aventurë të re në jetën e tij.
Gjasat janë të mëdha që ai ta vazhdojë karrierën e tij si trajner i ndonjë skuadre, pasi së fundmi ka marrë edhe licencat e duhura për këtë gjë.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, është skuadra nga La Liga, Real Betis ajo që po konsideron ta angazhojë Xavin si trajnerin e tyre për sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Setien nuk do të jetë trajneri i skuadrës pas këtij sezoni kështu që ata janë duke kërkuar për një zëvendësues.
Kështu, hapi i parë i mesfushorit spanjoll si trajner mund të jetë tek Real Betisi, pasi këta të fundit janë duke konsideruar seriozisht emërimin e tij në atë post.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...