Forma e lartë nëpër të cilën po kalon mesfushori 17-vjeçar i Barcelonës, Gavi nuk është lënë pa u komentuar as nga trajneri i tij, Xavi.
Në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes të së dielës kundër Espanyol, Xavi Hernandez diskutoi për 17-vjeçari.
“Ai është shumë i mirë në rikuperimin e posedimit, duke e larguar topin nga kundërshtarët. Ai është shumë konkurrues. Ai e kupton mirë presionin e lartë dhe është shumë i mirë në këtë”.
“Ai kthehet shumë mirë kur ne duam të luajmë në mes të rreshtave. Por ai duhet të meanxhojë veten – ai duhet të gjejë burimet e duhura në monetet e duhura – duke ditur se kur të sulmojë hapërsirën më mirë, kur t’i lërë anësorët të vrapojë ose kur ta kalojë atë”.
“Këto janë situata taktike ku ai duhet të përmirësohet. Ai është një talent i jashtëzakonshëm dhe një gëzim për t’u trajnuar. Në moshën 17-vjeçare, të kesh tashmë një ndikim të tillë dhe të luash me kombëtaren është e mrekullueshme”, përfundoi tekniku spanjoll./Arbresh.info
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...