Trajneri i Barcelonës ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj FC Porto në kuadër të fazës së grupeve në Champions League.
I pari i katalunasëve, është shprehur optimist për fitore, ndërsa ka vlerësuar kundërshtarët e tyre duke thënë se ka respekt të veçantë për skuadrën portugeze, shkruan Arbresh.info.
“Porto është një skuadër historike dhe unë e respektoj shumë. Janë të fortë dhe shumë të shpejtë në kundërsulm, ne jemi të përgatitur. Unë e konsideroj veten një trajner që aplikon një futboll ofensiv, mund të them se jam trim dhe guximtar” – ka thënë Xavi.
Trajneri spanjoll gjithashtu ka thënë se Barcelona do të udhëtojë në Portugali për fitoren e tre pikëve.
“Nuk dua ta ndryshoj këtë, por duhet të jemi edhe të balancuar në fushë. Jam i lumtur dhe i motivuar, shoh shkëndijë te lojtarët, kërkojnë të bëjnë gjëra të mëdha. Nuk kemi frikë të luajmë futboll, jemi në moment të mirë, duam të fitojmë dhe të marrim tre pikët” – ka shtuar ai.
Barcelona do të jetë mysafir e FC Porto sonte në stadiumin “Estádio do Dragão” më fillim nga ora 21:00./Arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në Llapushnik, lëndohet një person
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ...
Nesër bëhet përurimi i çerdhes në fshatin Milloshevë të komu...
FFK organizon kamp stërvitor për futbollistët e së ardhmes t...
Vjedhje me armë, arrestohen dy vëllezër në Krujë, si e godit...
Marrëdhëniet e tensionuara, Barcelona e refuzon menjëherë Se...