Google ADS

Xavi: Nuk mund të kemi një situatë si të Man United te Barça

16:08 | 24 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Në një konferenc ë shtypi p ërpara ndeshje së së dieles me Rayo Vallecanon, menaxheri i Barcelonës, Xavi diskutoi për Lionel Messin dhe Manchester United.

“Është realiteti ynë. Kjo është epoka pas Messit, kjo  është vështirë në vetvete.

“Ai fitonte ndeshje vetëm. Duhet të kemi durim. Jam i emocionuar për të fituar trofe, por duhet të forcohemi. Duhet të jemi realistë”.

“Jemi në vitin e parë të epokës pas Messit, duhet të jemi të duruar. Ne kemi parë shumë skuadra të mëdha, si te Manchester United, ku ka qenë e vështirë për ta të kthehen, të kualifikohen në Champions League”.

“Barça nuk mund ta lejojë këtë. Duhet të luftojmë për trofe, duam të konkurrojmë”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme