Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez sot ka dalë në konferencë për media për ndeshjen e nesërme ndaj Shakhtar Donetsk në kuadër të Champions League.
I pari i katalunasve, ka theksuar se synimi i vetëm i tyre është fitorja, mirëpo nuk e nënvlerësojnë kundërshtarin e tyre, pasiqë sipas tij janë kundërshtar të fortë, shkruanArbresh.info.
“Është një ndeshje jetike, janë pika kyçe për objektivin për të dalë nga grupi. Ata janë një kundërshtar i vështirë, dinamik, i fortë. Ata nuk kanë frikë, luajnë me gëzim, në sulm. Ne jemi të paralajmëruar. Nëse ne Mendoni se është e lehtë, do të kemi shansin të humbasim” – ka thënë Xavi.
Trajneri spanjoll poashtu ka folur për listën e gjatë e lojtarëve të lënduar, ku tha se nuk do të rrezikojë me ndonjërin prej tyre.
“Nuk janë 100% të rikuperuar dhe nuk janë thirrur për këtë ndeshje. Do të shohim se si do të përparojnë, jam optimist se do të rikuperohen për El Clasico”.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Shakhtar Donetsk do të zhvillohet nesër mbrëma në ora 18:45, në stadiumin “Estadio Olímpico”. /Arbresh.info/h
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...