Barcelona nesër luan sfidën e fundit në fazën e grupeve të Champions League ndaj Antëerpit të Belgjikës.
Para ndeshjes Xavi beson se do rikthehet tek fitorja dhe pret që skuadra e tij shumë shpejtë të jetë ajo “Barça e lavdisë” kur fitonte gjithëçka, shkruan Arbresh.info.
Vikendin që lamë blaugranat pësuan humbjen e parë në histori ndaj Gironës.
“Nga brenda i shoh lojtarët shumë të zemëruar sepse ishim më të mirë se Girona dhe në fund e humbëm një ndeshje që mund ta fitonim, ashtu siç ndodhi me Real Madridin”, ka thënë Xavi fillimisht.
Tutje ai tha se ndjehet se Barcelona është në rrugë të mirë për tu bërë ekip i madh përsëri.
“Ne jemi rrugës për ta bërë Barcelonën ekip të madh përsëri, kështu ndihem”, përfundoi ai.
Kujtojmë që Barcelona dy vitet e fundit është eliminuar nga faza e grupeve kurse titullin e fundit në Champions League e ka fituar në vitin 2015./Arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...