Pas fitores 4-2 ndaj Valencia-s, trajneri i Barcelona-s Xavi Hernandez deklaroi se është i kënaqur për momentin e mirë që po kalon skuadra e tij.
Në prononcimin e dhënë për mediet në prag të këtij takimi ai theksoi se është i lumtur për qëndrimin që skuadra mbajti në këtë përballje.
“Jam i lumtur dhe i kënaqur me qëndrimin e skuadrës sepse gabimet na bënë të rritemi. Kishte gabime individuale, por mendoj se pamë një organizim të mirë, veçanërisht në sulm. Duhet të kemi më shumë qetësi”-u shpreh fillimisht Xavi.
Më pas duke folur për takimin e radhës, atë ndaj Girona-s, me të cilën Barça është në garë për vendin e dytë në renditjen e La Liga-s, trajneri “Blaugrana” deklaroi se ka për të qenë një ndeshje e bukur.
“Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer. Të dyja skuadrat përpiqen të sulmojnë, do të jetë mirë për shfaqjen që do të dhuroi”-tha ndër të tjera Xavi Hernandez.
Ndërsa sa i përket vendimit për të qëndruar te Barcelona edhe pas verës, tekniku zbuloi se në janar ndjehej përgjegjës për mungesën e ecurisë pozitive, ndërsa tani situata për të është ndryshe.
“Ndihem shumë mirë. Në janar u ndjeva përgjegjës për atë që po ndodhte, por tani situata ka ndryshuar dhe kjo është arsyeja pse fola me Presidentin. Barça është shumë emocionuese. Katalanasit janë të tillë ndonjëherë na shkon shkëlqyeshëm dhe ndonjëherë shkatërrojmë gjithçka, ndjeva mbështetjen nga klubi, nga Deco dhe nga lojtarët”-përfundoi fjalën e tij Xavi./Ss
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...