Google ADS

Xavi: Ndoshta pritshmëritë në Barcelonë janë rritur shumë

15:34 | 14 Gusht 2022
A. B.

Xavi Hernandez shprehu zhgënjimin e tij pas barazimit pa gola të Barcelonës kundër Rayo Vallecanos në ndeshjen hapëse të La Liga Santander të shtunën.

Trajneri i Barcelonës pranoi se pritshmëritë janë rritur këtë sezon pas ardhjes së disa blerjeve të mëdha si Robert Lewandowski, i cili nuk arriti të shënonte në debutimin e tij zyrtar.

“E kuptoj zhgënjimin, ne kishim krijuar shumë pritshmëri”, tha ai në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Duhet ta analizojmë mirë lojën, të përmirësohemi dhe të vazhdojmë të besojmë te modeli dhe të vazhdojmë të punojmë. Rayo u mbrojt shumë mirë. Ishte e vështirë për ne të krijonim më shumë se zakonisht. Është mëkat sepse donim t’u tregonim tifozëve se jemi në rrugën e duhur. Është një zhgënjim, por ne kërkojmë durim. Na duhej të sulmonim më mirë dhe të krijonim shanse. Nuk luajtëm lojën tonë më të mirë. Jemi të zhgënjyer. Mund të jetë që pritshmëritë u rritën paksa shumë”, tha Xavi.

“Nuk dua të kërkoj justifikime. Vetëm shpjegime. Më mirë të kishte pritshmëri të mëdha. Unë jam i pari që i pranova këto pritje. Ndoshta, duke kërkuar një shpjegim, ne kemi qenë pak më të stresuar. Na mungonte efektiviteti. Ishte një lojë që mund ta kishim fituar mirë”, përfundoi ai. /GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme