Barcelona ka shënuar fitore ndaj Mallorcës së Vedat Muriqit me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga.
Ndërkohë që pas ndeshjes Xavi dha një deklaratë të çuditshme, shkruan Arbresh.info..
“Mendoj se pasqyron të gjithë sezonin, një ndeshje e vështirë për shkak të mungesës së efektivitetit. Ishte e vështirë për ne, humbëm atë penallti që do të ndryshonte ndeshjen. Megjithatë, ne luajtëm mirë, krijuam mundësi të qarta për të fituar më shumë se 1-0. Në fund fituam dhe këto janë tre pikë të rëndësishme. Nuk ishte një ndeshje me dhjetë, dymbëdhjetë apo pesëmbëdhjetë raste, por mendoj se skuadra është përmirësuar që kur thashë se po largohesha. Mendoj se nuk është rastësi”, deklaroi Xavi.
Xavi para afro një muaji njoftoi largimin e tij nga skuadra e Barcelonës në fund të këtij sezoni.
Ish-lojtari i Barcelonës si trajner ka fituar La Ligan dhe Superkupën e Spanjës me ‘katalanasit’, kurse ka dështuar për dy sezone me radhë të kualifikohet në rrethin e 1/8 së finales, sukses që e ka arritur këtë sezon.
Ndërsa në La Liga aktualisht Barca renditet e treta pas Realit lider me 59 pikë dhe Gironës që është e dyta me 52 pikë./Arbresh.info/
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...