Xavi: Mendoj se në El Classicon e ligës, ne dominuam, ne mund t’i dominojmë ata dhe të fitojmë

23:17 | 11 Janar 2024
D.H

Barcelona arriti të fitoj ndaj Osasunës me rezultat 2-0, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Spanjës.

Në finale Barça do të përballet me Real Madridin, ndeshje kjo që luhet të dielën mbrëma, shkruan Arbresh.info.

Pas ndeshjes Xavi ka folur lidhur me ndeshjet e së dielës.

“Mendoj se në El Classicon e ligës, ne dominuam pjesën më të madhe të ndeshjes. Mund ta krahasoj me finalen e sezonit të kaluar. Mendoj se ne mund t’i dominojmë ata dhe të fitojmë”, tha Xavi.

Tutje Xavi nuk la pa përmendur edhe finalen e sezonit të kaluar kur Barça mposhti Realin dhe triumfoj në Superkupë.

“Finalja e sezonit të kaluar ishte ndoshta ndeshja më e mirë që kur kam qenë këtu. Këtë vit janë më mirë, por nuk do të ndryshojmë asgjë. Jemi shumë të motivuar”, shtoi ai.

Teksa për fund foli edhe për skemën që po e përdorë Anchelotti këtë sezon.

“Këtë sezon, Ancelotti ka ndryshuar sistemin. Ata po luajnë me një lloj formacioni romb 4-4-2 me një 9 false. Ky do të jetë çelësi për ndeshjen, por ne do të përgatitemi për të dhe do të përpiqemi t’i mposhtim ata. Ne do të luajmë në sulm dhe do të sulmojmë hapësirat”, përfundoi Xavi.

Kujtojmë që ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet ditën e dielë me fillim nga ora 20:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme