Pep Guardiola ka dhënë disa komente lidhur me lojtarin Bernardo Silva dhe lidhjet e lojtarit me Barcelonën, pasi Xavi Hernandez shprehu haptazi pëlqimin për lojtarin.
Trajneri i Manchester City ka thënë se mesfushori portugez ka një simpati për skuadrën e Barcelonës, derisa Xavi tha se e do portugezin si lojtar.
Këto komente vijnë pas shumë spekulimeve se Bernardo mund t’i bashkohet Barcës. Por, një opsion i tillë duket se tashmë është mbyllur, ndonëse pëlqimi është akoma aty.
“Unë e dua Bernardon si lojtar. Ai kupton gjithçka dhe ka aftësi të jashtëzakonshme për të marrë vendime. Është lojtar i rëndësishëm për Pep dhe ai bën diferencën në fushë”, ka thënë Xavi.
Komenteve për portugezin iu bashkua edhe Pep Guardiola.
“Ne e duam Bernardon me ne, por unë nuk dua që dikush të mos jetë i lumtur. Gjëja e parë do të duhej të ishte një marrëveshje mes dy klubeve”, ka thënë Guardiola.
“Është e vërtetë që Bernardos i pëlqen Barcelona”, shtoi trajneri i City.
Ditë më parë, shefi ekzekutiv i Man City, Soriano kishte hedhur poshtë mundësinë që Bernardo të largohej nga City në fund të afatit kalimtar.
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...