Google ADS

Xavi: Lionel Messi, një makinë e ndërtuar për futboll

08:12 | 20 Korrik 2017
Arbresh Info

Sipas legjendës së Barcelonës, Lionel Messi është një makinë e ndërtuar për të luajtur futboll.

30-vjeçari është njëri nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave pas një karriere spektakolare, përfshirë suksesin në nivelin personal dhe me klub, transmeton portali arbresh.info.

Ylli i Argjentinës ka fituar tetë tituj në La Liga dhe katër kurora në Ligë të Kampionëve në mesin e shumë trofeve tjerë. Messi është gjithashtu fitues i pesëfishtë i Topit të Artë dhe Xavi, mesfushori i cili ishte te Barcelona deri në vitin 2015, ka lavdëruar ish bashkëlojtarin e tij.

“Leo mund të bëjë atë që Xavi, Iniesta dhe Busquets bëjnë në të njëjtën kohë”, tha ai.

“Ai duket një makinë e ndërtuar për të luajtur futboll me një këmbë gome që qëndron në top”

Pas shumë spekulimeve, Lionel Messi ka nënshkruar kontratë të re në fillim të këtij muaji duke vazhduar qëndrimin në Camp Nou deri në vitin 2021./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme