Xavi: La Liga-s i mungon Cristiano Ronaldo

15:45 | 15 Prill 2020
Arbresh Info

Legjenda e Barcelonës, Xavi beson se Real Madrid-it i mungon sulmuesi, Crstiano Ronaldo.

Ronaldo u largua para 18 muajve nga “Santiago Bernabeu” për tu transferuar te Juventus, transmeton portali arbresh.info.

Xavi ka thënë se mungesa e portugezi vërehet shumë në La Liga.

“Një mungesë e tillë vërehet në La Liga. Shënonte 40 deri në 50 gola në vit”.

“Por, Real Madrid vazhdon të jetë i fortë. Ka disa lojtarë të nivelit të lartë”, deklaroi ai.

Ronaldo vazhdon me formën e shkëlqyer te “Zonja e Vjetër”, ndërsa këtë sezon janë duke garuar për Ligën e Kampionëve dhe Seria A./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme