Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur sot në konferencë për shtyp ku ka treguar se është i gatshëm të largohet nëse lojtarët nuk janë me të dhe nëse nuk ka sukses.
Rezultatet e fundit jo të mira dhe sidomos humbja 4-1 nga Real Madridi në El Clasicon e Superkupës së Spanjës kanë trazuar ujërat te Barcelona.
Xavi ka qenë cak i sulmeve të shumta dhe shumë media kanë folur për mos besimin e lojtarëve në të, saqë është folur edhe për një shkarkim.
Megjithatë, Xavi ka mohuar zërat dhe ka treguar dy arsyet kur do të largohej vullnetarisht nga Barcelona.
“Kam mbështetjen e lojtarëve. Ditën që do të vërej që nuk janë me mua, do të marr gjërat e mia dhe do të largohem”, ka thënë fillimisht Xavi në konferencën e tij për shtyp për ndeshjen kundër Unionistas.
“Këtë vit objektivi është të fitojmë tituj të rëndësishëm, Copa del Rey, La Liga apo Liga e Kampionëve. Nëse objektivat nuk arrihen, do të jem i pari që do të them që nuk i kam arritur dhe do të largohem”.
“Nëse nuk do ta fitoja La Ligën vitin e kaluar, nuk do të isha këtu. Nuk do të jem kurrë problem për Barçën. Kur të më thonë se jam problem, do të largohem. Unë e dua këtë klub. Jam këtu për të shtuar trofetë. Nëse nuk e bëj, do të largohem”.
“Ky është realiteti im. Unë mendoj se ne jemi shumë më afër suksesit sesa humbjes”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
Ndryshe, Barcelona deri më tani ka humbur gjashtë ndeshje këtë sezon, duke përfshirë dy El Clasico. Si rezultat, Barca është tetë pikë larg vendit të parë në La Liga dhe nuk po duket si pretendente në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Prapëseprapë, Barcelona është gjallë në tre gara, ku një prej tyre është edhe Copa Del Rey. Ata duhet të mundin Unionistas jashtë shtëpisë të enjten ose të shikojnë shpresat e tyre për titull të shkurtohen edhe më tej./telegrafi
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua