Xavi kthehet nga La Liga: “Champions League u komplikua shumë”

23:32 | 12 Tetor 2022
K.B

Barcelona nuk do të mendojë më për Champions League.

Barazimi i sotëm me rezultatin 3:3 në ‘Camp Nou’ kundër Inter, e lë Barcelonën me gjasa minimale për të vazhduar tutje.

Pas ndeshjes, disa komente ka dhënë edhe trajneri Xavi Hernandez, i cili thotë se gabimet në mbrojtje i kushtuan skuadrës. Ai bëri të ditur se sytë e Barcës janë kah ‘El Clasico’.

“Kjo Champions League po tregohet e ligë me ne. Por në pjesën e dytë bëmë shumë gabime. Goli i parë ishte gabim i pastër i mbrojtjes dhe ne veç kemi biseduar për këtë. Futbolli është lojë e gabimeve dhe minimizimit të tyre. Sot ne bëmë gabime serioze në mbrojtje dhe ato na kushtuan”, ka thënë Xavi.

“Duhet të mendojmë për La Liga, sepse Champions League u komplikua shumë”, shtoi trajneri i Barcës.

Barca duhet të fitojë dy ndeshjet e mbetura, një kundër Viktoria Plzen e një kundër Bayern Munich, kurse Inter duhet të gabojnë në këto ndeshje për Barcën që të kualifikohet tutje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme