Barcelona po përpiqet të ndryshoj skuadrën pasi barazimi i tyre 3-3 ndaj Interit në Ligën e Kampionëve konfirmoi në mënyrë efektive se do të luante edhe një herë futboll në Ligën e Evropës në vitin e ri.
Atmosfera në klub ka kaluar në gjendje krize pas një goditjeje të fortë si në aspektin financiar ashtu edhe në atë garues. Siç priret të jetë rasti, shumë janë në kërkim të njerëzve për të fajësuar rreth situatës.
Dy nga të dyshuarit e zakonshëm kanë janë veteranët Sergio Busquets dhe Gerard Pique. Të dy ishin fajtorë për dy golat e parë të Interit dhe shumë mendojnë se koha e tyre në klub ka mbaruar.
Në rastin e Piques, mund të jetë që Xavi të jetë dakord. Deri në krizën e lëndimeve, Xavi nuk e kishte përdorur mbrojtësin veteran.
I detyruar ta përdorte, Xavi ishte i tërbuar për golin e parë ku Pique lejoi Nicolo Barellan brenda zonës, duke ia lënë topin dhe pranuan gol pastaj.
Sipas gazetës katalunase Sport, Xavi po mendon të përdorë Marcos Alonso së bashku me Eric Garcia kundër Real Madridit në El Clasico si një metodë për të shmangur gabimet e Piques të dielën.
Alonso filloi në qendër të mbrojtjes kundër Celta Vigos të dielën e kaluar dhe dukej i lëkundshëm dhe i pavend. Ndërsa ai mund të ngrejë vijën e mbrojtjes më shumë se Pique, ka shumë pak prova për të thënë se ai do të bëjë një punë të mirë në atë pozitë.
Me Jules Kounde që tani pritet të jetë gati për El Clasico, Xavi synon të rreshtojë një mbrojtje me Kounde, Eric Garcia, Alonso dhe Alejandro Balde. /Telegrafi/
Pse ky vend e ndaloi iPhone 16?
Ferrari F1 i Michael Schumacher vendoset për shitje në ankan...
Theret për vdekje një person në Prishtinë, policia jep detaj...
Fiorentina shënon fitore bindëse ndaj Romës në Serie A
I dyshuari për vrasjen e vëllait në Prishtinë shoqërohet nga...
Szczesny pas fitores së mbrëmshme shihet duke tymosur në dho...