Xavi Hernandez ndihet i kënaqur me ecurinë e Barcelonës në La Liga këtë sezon.
Trajneri spanjoll nuk është ndarë i dëshpëruar me barazimin ndaj Gironas mbrëmë.
Kjo pasi ekipi i tij e sheh veten 13 pikë përpara Real Madridit, i cili në fundjavë u ndal nga Villarreali.
“Ajo që më preokupon më së shumti është që ta fitojmë kampionatin. I kishim disa mundësi shënimi dhe të fitores së lojës kundër një skuadre të madhe. Ia dolëm mjaft mirë ta mbanim lart presionin, por nuk kemi fituar. Nëse mbetemi tek rezultati, nuk mund të jemi pozitivë pasi e morëm veç një pikë në shtëpi. Por, pika është këtu dhe jemi 13 pikë përpara Real Madridit. E kam thënë tashmë, jam i kënaqur me skuadrën. Jemi në rrugë të mbarë për ta fituar kampionatin. Titullin e kemi në dorë dhe duam ta marrim atë”, deklaroi Xavi në konferencë për shtyp.
Kur kanë mbetur edhe 10 xhiro pa përfunduar sezoni, Barcelona e sheh veten gjithnjë e më afër titullit të kampionit në Spanjë./GE/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...