Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez thotë se ende është e paqartë nëse Lionel Messi do të rikthehet tek gjiganti katalunas gjatë verës pasi të ndahet me Paris Saint-Germainin.
Një rikthim i yllit argjentinas në Camp Nou është më se i mundshëm, pas largimit të tij si lojtar i lirë në vitin 2021.
Ndërkohë, raportohet se kampioni i freskët i botës nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me PSG-në, e cila do të skadojë në fund të këtij sezoni.
Sidoqoftë, trajneri i kampionëve të rinj të Spanjës thotë se asgjë nuk është vendosur deri tash dhe se ribashkimi do të varet edhe nga ajo se çka do të kërkojë Messi.
“Është gjithçka në ajër”, theksoi Xavi në konferencë për shtyp.
“Varet nga shumë gjëra. Nuk mund të them më shumë. Leo është një lojtar spektakolar. Ai është një shok i imi. Nga këtu, varet nga shumë gjëra, por mbi të gjitha rreth synimeve të tij dhe se çka dëshiron ai”, u shpreh legjenda katalunase.
Presidenti i Barçës, Joan Laporta pak ditë më parë theksoi se do të bëjë gjithçka që ta rikthejë 35 vjeçarin në klub.
Sidoqoftë, “Blaugrana” nuk janë të vetmit që janë të interesuar për shtatë herë fituesin e Topit të Artë.
Klubi nga Arabia Saudite, Al-Hilal raportohet se është i gatshëm t’ia paguajë atij 500 milionë euro për t’u bërë pjesë e këtij klubi, ndërsa Messin e do edhe klubi amerikan nga liga MLS, Inter Miami.
Messi do t’i zhvillojë edhe dy ndeshjet e fundit me PSG-në këtë sezon, kundër Strasbourg e Clermont Foot para se ta zyrtarizojë largimin nga Parisi, ku s’po e duan më tifozët./GE/
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...