Xavi Hernandez i hodhi poshtë dy oferta serioze në javët e fundit, duke i nxitur thashethemet se ai përfundimisht do ta emërohet trajner i Barcelonës nga sezoni i ri.
Xavi mbërriti në Barcelonë të hënën me 22 valixhe dhe bashkë me familje, pas një sezoni shumë të suksesshëm me klubin nga Katari, Al Saddin.
Së fundmi, ish-mesfushori legjendar i Barcelonës e vazhdoi kontratën me Al Saddin deri më 30 qershor 2023, por në atë marrëveshje ka një klauzolë e cila e liron nga detyra nëse Barça i bën ofertë për postin e trajnerit.
Para se ta vazhdonte marrëveshjen me klubin nga Katari, Xavi i kishte dy oferta të mëdha, nga Borussia Dortmundi dhe Kombëtarja e Brazilit.
Dortmundi i kishte ofruar kontratë trivjeçare, ndërsa Brazili ia kishte ofruar mundësinë për të qenë ndihmëstrajner i Tites gjatë Kampionatit Botëror 2022, para se të emërohej trajner pas botërorit..
Xavi i refuzoi të dy ofertat sepse, sipas mediave spanjolle, në mendjen e tij janë vetëm dy klube: Al Saddi dhe Barcelona.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, paralajmëroi ndryshime rrënjësore në Camp Nou në përfundim të këtij sezoni dhe sipas mediave atje, Xavi është i parapëlqyeri i tij për postin e trajnerit.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...