Barcelona pret Sevillan të dielën, sfidë e vlefshme për javën e 20-të në La Liga. Skuadra e Xavit ka statistika fantastike ndaj andaluzëve në “Camp Nou” dhe do futet në fushë për marrjen e tri pikëve, tepër të nevojshme për fitimin e titullit.
Barça kryeson kampionatin spanjoll me pesë pikë më shumë se Reali i Madridit, ndërkohë që trajneri Xavi vlerëson shumë Vinicius Junior, një nga yjet e rivalëve nga Madridi, duke ftuar arbitrat të ndihmojnë brazilianin dhe talentet si ai.
“Vinicius Junior është një futbollist shumë i mirë në lojën një kundër një, kjo bën që kundërshtarët të jenë agresivë ndaj tij. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Neymarin në të kaluarën.
Arbitrat dhe Komiteti i Arbitrazhit duhet të bëjnë mirë punën e tyre për të mbrojtur këta lloj lojtarësh në situata të tilla”, deklaroi trajneri i skuadrës katalanase, i cili shpreson të fitojë La Liga-n për herë të parë si trajner.
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se ...