Xavi humbet besimin te Pique

17:08 | 13 Tetor 2022
K.B

Gazetari i Diario AS, Javi Miguel, ka thënë se trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk ka më besim te Gerrard Pique.

Lojtari nuk po paraqitet mirë me katalunasit. Kulmi ishte dje në ndeshjen ndaj Interit, kur veterani i mbrojtjes gaboi sërish në një aksion të “Zikaltërve”.

Kjo formë që po kalon Pique me shumë gjasë do ta kthejë në stol për këtë sezon, i cili duket se do të jetë i fundit në “Camp Nou”.

Dyshja e mbrojtjes në qendër tashmë është e krijuar, me Araujo dhe Kounde që tashmë i kanë betonuar pozitat e tyre në formacion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme