Google ADS

Xavi Hernandez do të marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar, por jo si trajner

13:43 | 10 Nëntor 2022
K.B

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, pritet të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022 në Katar këtë dimër.

Blaugranët do të kenë 25 ditë pushim nga stërvitja duke filluar më 10 nëntor dhe duke përfunduar më 5 dhjetor.

Sipas Sport, Xavi do të udhëtojë në Katar për ndeshjet e fundit në fazën e grupeve, që do të zhvillohen në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit. Këtë do ta bëjë si ‘mysafir luksi’.

Xavi drejtoi skuadrën e Katarit Al-Sadd për dy vjet përpara se të bashkohej me Barcelonën, pasi kishte përfunduar karrierën e tij të lojës atje. Në total, ai kaloi gjashtë vjet në Doha.

Përveç kësaj, Xavi mbetet një ambasador i turneut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme