Google ADS

Xavi flet për nënshkrimet e mundshme, formacionin dhe lojtarët para ndeshjes së tij debutuese

17:04 | 19 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Xavi Hernandez iu drejtua shtypit për herë të parë si trajner i Barcelonës. Spanjolli foli për ideologjinë e tij, lojtarët e ndryshëm dhe mendimin e tij për derbin kundër Espanyol.

Këshillat e tij për lojtarët:

“Unë u kam thënë lojtarëve të jenë të qetë, se u besoj atyre dhe se duhet të jenë rehat në fushë. Do të duhet të punojmë shumë kundër një ekipi që është i përgatitur mirë. Jam i kënaqur me atë që kam parë”.

“Nuk kemi pasu shumë ditë për të punuar, por ideja është e qartë. Është çështje vlerash, qëndrimi, mundi dhe sakrifice”.

“Këtë javë kemi zhvilluar shumë bisedime me lojtarët, duke e bërë të qartë se çfarë duam në mbrojtje, sulm dhe çfarë lloj strategjie do të përdorim. Shpresoj që nesër të mund të shohim gjërat të tilla në lojë”.

“Isha i befasuar nga talenti i skuadrës. Ne vijmë prej njga vijmë dhe talentët tregojnë. Na kanë befasuar edhe intensiteti, ritmi dhe dëshira për të bërë mirë. Unë shoh shumë entuziazëm”, vazhdoi Xavi.

Për formacionin e së shtunës:

“Ne stërvitemi pas konferencës për shyp dhe do të shoh. Ende nuk kemi vendosur për formacionin. Ndjenjat e mia janë të mira me të rinjë, jo vetëm me ata që ishin në ekipin e parë, por edhe me ata që janë ngritur. Mund të ketë surpriza”.

“Ne kemi lëndime dhe do të duhet të bastojmë për lojtarët e rinjë; janë gati”.

Për rregullat e tij për ekipin:

“Edhe unë kam një jetë jashtë futbollit. Janë më shumë rregulla të bashkëjetesës që ne i shohim si themelore për një grup. Nuk më është dashur të jem rreshter, është çështje rregulli dhe jo disiplinë. Këto ditë të para po shkojnë shumë mirë”.

Për Dani Alves:

“Dani Alves është një fitues, ai do të na ndihmojë. Ai është shumë i mirë fizikisht, do të na ndihmojë me gjithçka”.

Ndjenjat e tij mbi situatën në klub:

“Jam shumë i qetë. Unë jam pozitiv dhe jam i lumtur dhe i emocionuar që jam në atë që e konsideroj shtëpinë time. Jam më pak nervoz se kur isha futbollist, gjë që është e vështirë të bësh gjëra në fushë. Objektivi është që të transmetohet një ide te lojtarët”.

Për pozicionin e Barcelonës në gara të ndryshme:

“Nuk jemi në pozicionin më të mirë, por objektivi është të fitojmë nesër, të fitojmë të martën dhe të ngjitemi në pozicione”.

Për Gavi:

“Gavi është i gjithanshëm, ai mund të luajë si anësor, i brendshëm, ai ka një profil shumë të plotë, prandaj është një lojtar shumë i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen”.

Ndjenjat për derbin:

“Nesër është një ndeshje e veçantë për çdo lojtar, veçanërisht për lojtarët vendas. Fitimi i një derbi të përforcon”.

Për Memphis Depay:

“Memphis është një lojtar shumë i rëndësishëm. Po flasim për një lojtar që mund të bëjë diferencën. Ne kemi nevojë për të”.

Për disponueshmërinë e sulmuesve:

“Të gjithë lojtarët më përshtaten. Tashmë thashë që të gjitha fillojnë nga e para dhe ne kemi nevojë për të gjithë në dispozicion. Të gjithë duhet të jenë të rëndësishëm dhe të përgatitur. Luuk de Jong? E njëjta gjë vlenë edhe për të, padyshim”.

Për Philippe Coutinho:

“Philippe është një lojtar që mund të luajë në pozicione të ndryshme. Ai duhet të rifitojë besimin, kam folur me të dhe mendoj se mund të jetë shumë i rëndësishëm. Ai duhet të gjejë përsëri veten dhe do të na ndihmojë shumë”.

Për Frenkie de Jong:

“Frenkie është një lojtar që duhet të jetë shumë i rëndësishëm për ne. Ai duhet të bëjë diferencën, të futet në zonë dhe të shënojë gola. Ai është kyç”.

Për nënshkrimet e mundshme:

“Ne jemi në harmoni të mirë me të gjithë në klub. Ne do të vendosim kur të jetë koha. Nuk është ende janari”.

Xavi do të bëjë debutimin si trajner i Barcelonës këtë të shtunë pikërisht në derbin e Katalonisë kundër Espanyol.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme