Ish-futbollisti i Barcelonës ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer një ditë në Spanjë.
Xavi Hernandez së fundmi është lidhur me një kalim te Barcelona si trajner në vend të Ronald Koeman, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, ‘Blaugranët’ kanë vendosur ta mbajnë Koemanin edhe më tutje duke i dhënë besim të plotë.
Në një intervistë Xavi ka zbuluar se dëshiron të marr drejtimin e gjignatit spanjollë një ditë.
“Ideja ime është të jem trajner i Barcelonës një ditë. Nuk e kam fshehur kurrë këtë, është ëndrra ime. Nuk e di nëse do të ndodhë apo jo, nëse ata kanë nevojë për mua apo jo, por për momentin jam gjithashtu i lumtur në Al-Sadd dhe shumë krenar që jam këtu”.
“Nëse vjen ndonjë ofertë, do ta vlerësojë dhe më pas do të përpiqem të vendos, por për momentin jam shumë i lumtur këtu”, tha Xavi. /lajmi.net/
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...