Xavi Hernandez mezi po e pret zgjedhjen e presidentit të ri të Barcelonës.
Legjenda e Barcelonës, aktualisht trajner i Al-Sadd në Katar, pranoi në intervistën dhënë për revistën televizive të FIFA-s se për të “është një iluzion të stërvitësh Barcelonën”.
Ai tregoi respekt maksimal për trajnerin aktual të “blaugranave”, holandezin Ronald Koeman, por nuk e fshehu dëshirën që ta drejtojë Barçën.
Madje, ai shpreson të jetë nga vera e vitit 2021, do të ndikojë shumë se kush do të zgjidhet president i Barcelonës.
“Tani jam te Al-Sadd, ndihem shumë mirë në klubin më të mirë në Katar. Të shohim se çfarë do të më rezervojë e ardhmja. E gjithë bota më sheh si trajner të Barcelonës. Shpresoj, nuk dua të fshihem. E kam thënë shpesh se do të më pëlqente, por gjithmonë duke respektuar trajnerin aktual, Ronald Koemanin, dhe klubin. Barcelona tani është në mes të sezonit, i uroj të ketë sa më shumë suksese. Do të zhvillohen së shpejti zgjedhjet, të shohim cili do të jetë president. Sigurisht që të stërvitësh Barcelonën është iluzion i madh”, deklaroi Xavi. /Gazeta Express/
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...