Barcelona raportohet se ka shprehur interesim për Kalidou Koulibaly, transferimin e të cilit do ta tentojë gjatë afatit kalimtar të verës.
Xavi Hernandez thuhet se ishte i impresionuar nga mbrojtësi në ndeshjen ndaj Napolit në Ligën e Evropës dhe ai nuk hezitoi t’i kërkonte presidentit Joan Laporta të tentojë transferimin e tij.
Sipas “El Nacional”, Barça e sheh Koulibalyn si zëvendësues të Ronald Araujos, i cili nuk ka pranuar ende të rinovojë kontratën, e cila i skadon në vitin e ardhshëm.
Megjithatë, transferimi i tij në “Camp Nou” po shihet si problem pasi 30-vjeçari besohet se është i lumtur në Itali. Gjithashtu, edhe Napoli vështirë se do të pranojë largimin e tij, pasi ai vlerësohet si një prej futbollistëve kyç te napolitanët.
Sidoqoftë, qendërmbrojtësi senegalez besohet se është opsioni më i pëlqyer i katalunasve. Dhe, çmimi i tij prej rreth 30 milionë eurove, nuk shihet si problem.
Kontrata e Kalidou Koulibalyt me Napolin skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja