Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernández, aktualisht trajner i Al-Sadd në Katar, pranoi në intervistën dhënë për revistën televizive të FIFA-s se do të donte ta merrte drejtimin e Barcelonës.
Ai tregoi respekt maksimal për trajnerin aktual të “blaugranave”, holandezin Ronald Koeman.
“Tani jam te Al-Sadd, ndihem shumë mirë në klubin më të mirë në Katar”.
“Të shohim se çfarë do të më rezervojë e ardhmja. E gjithë bota më sheh si trajner të Barcelonës. Shpresoj, nuk dua të fshihem. E kam thënë shpesh se do të më pëlqente, por gjithmonë duke respektuar trajnerin aktual, Ronald Koemanin, dhe klubin”.
“Barcelona tani është në mes të sezonit, i uroj të ketë sa më shumë suksese”.
“Do të zhvillohen së shpejti zgjedhjet, të shohim cili do të jetë president. Sigurisht që të stërvitësh Barcelonën është iluzion i madh”, ka thënë ai. /Telegrafi/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...