Legjenda e Barcelonës dhe Spanjës, Xavi, ka thënë se dëshiron të rikthehet te ish-klubi i tij dhe ta marrë postin e trajnerit, por po ashtu është i etur ta marrë drejtimin e ndonjë klubi në Premierligën e Anglisë.
Xavi i bëri mbi 700 paraqitje për klubin e fëmijërisë, Barcelonën, si dhe është futbollisti i tretë me më së shumti paraqitje për Spanjën, 133 në total.
Mesfushori i cili ishte truri i ekipit kombëtar të Spanjës që e fitoi Kupën e Botës më 2010 dhe dy herë Kampionatin Evropian, u pensionua nga futbolli para pesë muajve për t’i marrë hapat e parë si trajner me Al Saddin në Katar, klubin ku i kaloi katër vjetët e fundit të karrierës së tij të bujshme si lojtar.
Edhe pse është vetëm në fillim të karrierës si trajner, Xavi e pranon se synimi i tij kryesor është të rikthehet në Barçë si trajner.
“Nuk e fsheh faktin se synimi im është të kthehem në Evropë dhe në Barcelonë. Kjo është sfida ime. Ama ende jam duke mësuar në këtë projekt të cilin po e shijoj, po ashtu”, tha Xavi.
“Ideja ime është të jem në Barcelonë, siç kam qenë edhe si lojtar. Ta stërvit një ekip si ky do të ishte privilegj dhe për mua privilegji më i madh do të ishte të kthehem në Barçë”, shtoi ai.
Synim është rikthimi në Barcelonë, por Xavi nuk e përjashton mundësinë edhe për t’u bërë trajner në Premierligë, nëse i ofrohet mundësia.
“Ai është synimi im, por natyrisht, kujt s’i pëlqen Premierliga? Atmosfera e futbollit, stadiumet e mbushura me tifozë dhe njerëzit që luajnë në Premierligë thonë se është e jashtëzakonshme. Nëse do të kisha mundësinë të zgjedhja, atëherë do ta merrja një ekip të madh, Manchester City apo United, Chelsea, Arsenal ose Tottenham”, përfundoi ai. /Gazeta Express/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...