Google ADS

Xavi dëshiron transferimin e ish-lojtarit të tij te Al Sadd

14:54 | 8 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Menjëherë pas emërimit të Xavi Hernandez në krye të Barcelonës, kanë nisur spekulimet se ai dëshiron të bëjë të mundur një ribashkim me ish-lojtarin e tij te Al Sadd, Baghdad Bounedjah.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Bounedjah do të transferohet në janar me efekt të menjëhershëm.

Siç raporton “Goal”, 29-vjeçari është lidhur me një kalim te Barcelona pasi ishte lojtari kryesor nën urdhërat e Xavit në Katar.

Reprezentuesi algjerian ka shënuar 11 gola në nëntë paraqitje këtë sezon me Al Saad dhe ndihmoi skuadrën e tij të fitojnë “Stars League” edicionin e kaluar.

Trajneri i Algjerisë, Djamal Belmadi gjithashtu kishte potencuar se Xavi e pëlqen shumë sulmuesin algjerian.

Trajneri më i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez u prezantua gjatë ditës së sotme para më shumë se 25 mijë tifozëve në “Camp Nou”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme