Trajneri i Barcelonës, Xavi ka zbuluar se klubi kishte rënë dakord për një lëvizje të Joao Cancelos në janar, që më pas u bllokua nga Manchester City.
Cancelo u transferua te Bayern Munich si huazim në janar, por mund të kishte shkuar te Barcelona.
Xavi ka zbuluar se gjigantët katalanas kishin rënë dakord për një marrëveshje për portugezin, por një lëvizje dështoi kur City vendosi të mos lejonte Cancelo të shkonte në “Camp Nou”.
“Ne donim Cancelon. Ata na e ofruan atë dhe ne dhamë OK,” tha ai për TV3 . “Në fund ata na thonë se Manchester City nuk dëshiron që ai të vijë te Barça. Kjo është e vërtetë.”
Cancelo ndihmoi Bayernin të fitonte titullin e Bundesligës, duke bërë 15 paraqitje në kampionatin gjerman për gjigantët bavarez.
Megjithatë, Bayern nuk ka gjasa të aktivizojë opsionin e blerjes prej 70 milionë eurosh në kontratën e tij, që do të thotë se ai po përballet me një të ardhme të pasigurt.
Barcelona mendohet se është e gatshme të marrë Cancelon në huazim, por mbetet për t’u parë nëse City do ta sanksionojë marrëveshjen këtë herë./Arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale