Google ADS

Xavi: Barcelona nuk varet nga Pedri

18:45 | 11 Prill 2022
KRG

Pedri Gonzalez bëri edhe një herë mbrëmë diferencën me inkuadrimin e tij në fushë.

Barcelonës i mungonte ritmi dhe lidhja mes linjave të reparteve në formacion, para se Pedri të futej në fushë.

Levante i hapi shumë telashe skuadrës së Xavi Hernandez, por me inkuadrimin e Pedri në lojë, gjithçka ndryshoi. Gjithsesi, Xavi refuzon të pohojë se Barca e tij varet nga Pedri.

“Nuk do të thosha ashtu. Shikoni, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Është lojtar që jep entuziazëm dhe mund të bëjë diferencën”, tha Xavi për reporterin që insistoi se Barca varet nga Pedri, transmeton lajmi.net.

“Ai shënoi një gol të shkëlqyer, por nuk mendoj se ka varësi ndaj tij. Frenkie dhe Nico patën efort po ashtu. Kjo është çfarë duhet të bëjmë të gjithë”, shtoi trajneri spanjoll.

Pedri edhe një herë dha paraqitje spektakolare dhe ndihmoi Barcelonën – ashtu sikur ndaj Sevillas – drejt fitores së radhës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme