Gjykata e Lartë në Spanjë konfirmoi lirimin e Xabi Alonsos nga akuzat për mashtrim tatimor.
Ai ishte akuzuar për mashtrim tatimor pasi të drejtat e tij të imazhit si lojtar i Realit Madridit iu transferuan një kompanie me qendër jashtë Spanjës, më konkretisht në ishullin Madeira, por vendimi i gjykatës tashmë konfirmoi se nuk u krye asnjë krim ndaj financave të shtetit spanjoll.
Në diskutim ishte një kontratë e nënshkruar më 1 gusht 2009, në të cilën ish-mesfushori transferoi të drejtat e imazhit tek ajo kompani me qendër në Madeira.
Xabi Alonso u akuzua se kishte simuluar një biznes, strategjia e të cilit i shërbente qëllimit të mashtrimit të thesarit publik spanjoll dhe parandalimit të taksimit të saktë të të ardhurave që lindin nga të drejtat e imazhit./ss
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...