Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, ka folur para ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Europa League kundër Roma-s, të planifikuar për t’u luajtur nesër në orën 21:00 në “BayArena”.
“Aspirinat” fituan me rezultatin 2-0 në “Olimpico” janë disi më komodë se “verdhekuqtë” e Italisë, megjithatë trajneri i skuadrës gjermane deklaron në konferencën për mediet se ekipi i tij duhet të kujtoi se vitin e shkuar u eliminuan nga ky kundërshtar dhe nuk duhet ta lejojnë që diçka e tillë të ndodhë sërish.
“Do të jetë një super ndeshje, me një super atmosferë. Është një gjysmëfinale evropiane, një rast i mrekullueshëm për ne. Më kujtohet se si na pritën tifozët vitin e kaluar ishte e pabesueshme. Ne nuk e kemi harruar dhimbjen vitin e kaluar, kur Roma na eliminoi, do të duhet ta përdorim këtë dhimbje për të shkuar në finale dhe për gëzuar së bashku me tifozët tanë në fund të ndeshjes”-tha fillimisht spanjolli./Ss
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë