Google ADS

Xabi Alonso mund të dënohet me 5 vjet burgim

15:09 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Futbollisti i porsa pensionuar, Xabi Alonso, mund të përballet me dënim me burgim disa vjeçar dhe gjobë milionëshe pas akuzave për mashtrim tatimor.

Prokuroria e Spanjës ka kërkuar që ish-përfaqësuesi i ekipit kombëtar spanjoll, Xabi Alonso, të dënohet me 5 vjet burg dhe të gjobitet me 4 milionë euro, raporton Reuters.

Alonso, i cili ka luajtur për skuadrat si Real Sociedad, Liverpool, Real Madrid dhe Bayern Munich, akuzohet se e ka mashtruar shtetin spanjoll për për një shumë parash prej 2 milionë euro në lidhje me të drejtat e imazhit mes viteve 2010 dhe 2012.

Alonso i mohon akuzat, sipas Sky Sports. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme