Vazhdojnë spekulimet se ku do të menaxhojë Xabi Alonso pas kësaj vere dhe nëse kjo do të jetë në Liverpool ose Bayern Munich.
Ish-reprezentuesi spanjoll është ndër emrat më të ‘nxehtë’ në këtë moment, pasi ka qenë në krye të Bayer Leverkusen që nga viti 2022.
Këtë sezon, Alonso ka mbikëqyrur ngjitjen e skuadrës në krye të Bundesligës, me klubin në rrugën e duhur për të fituar titullin për herë të parë në histori të klubit.
Me 26 ndeshje të kaluara deri tani në Bundesliga, skuadra e 42-vjeçarit mbetet e pamposhtur me 22 fitore dhe katër barazime, dhe është 10 pikë përpara Bayern Munichut.
Me Leverkusenin në rrugën e duhur për të ngritur titullin e Bundesligës për herë të parë, nuk është befasi të shohësh emrin e Alonso të lidhur me disa nga punët më të mëdha të futbollit evropian – dhe në veçanti dy skuadrat që ai përfaqësoi gjatë karrierës së tij si lojtar.
Liverpool, natyrisht, është në kërkim të një trajneri të ri pasi u konfirmua se Jurgen Klopp do të largohet nga Anfield në fund të këtij sezoni.
Bayern Munich po kërkon gjithashtu një trajner të ri gjatë verës me Thomas Tuchel që do të largohet nga Allianz Arena në përfundim të sezonit.
Alonso luajti 210 herë për Liverpoolin midis viteve 2004 dhe 2009, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe FA Cup në Anfield nën drejtimin e Rafa Benitez, përpara se të transferohej te Real Madrid.
Fituesi i Kupës së Botës e përfundoi karrierën e tij si futbollistë pas një periudhe prej tre sezoneve në Bayern nën drejtimin e Pep Guardiolës, duke luajtur 117 herë për skuadrën bavareze dhe duke fituar tre tituj të Bundesligës radhazi.
Sipas raportimeve në Gjermani, Alonso do të preferonte të transferohej në Bayern përpara Liverpoolit nëse largohet nga Bay Arena në fund të sezonit.
Presidenti i nderit i Bayernit, Uli Hoeness ka konfirmuar tashmë se skuadra e tij, Liverpool dhe Real Madrid janë ndër skuadrat që “punojnë” për të provuar dhe siguruar shërbimet e Alonsos, dhe Florian Plettenberg nga Sky Germany beson se Bayern është preferenca e Alonsos.
“Informacioni ynë i qartë është se nëse ai largohet nga Leverkusen këtë verë, ai do t’i bashkohet Bayern Munich dhe jo Liverpoolit”, ka thënë Plettenberg. /Telegrafi/
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...