Xabi Alonso ka thyer një rekord të vjetër mbrëmjen e së enjtes, teksa ekipi i tij Bayer Leverkusen ‘preu’ biletën e kualifikimit për në gjysmëfinale të European League.
Leverkuseni barazoi me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj West Hamit në Londër, për të siguruar një vend në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Të besuarit e Alonsos tani do të kenë punë me Romën në këtë fazë, teksa kanë mbyllur përfundimisht çështjen e fituesit të Bundesligës.
Ata i dhanë fund dominimit të Bayernit në elitën e futbollit gjerman vikendin e kaluar, duke siguruar titullin teksa kanë mbetur edhe pesë ndeshje para përfundimit të kampionatit.
Leverkuseni ende nuk e ka shijuar humbjen në ndonjë garë këtë sezon dhe mund të fitojë potencialisht tripletën duke mos humbur asnjë ndeshje, pasi ata janë kualifikuar gjithashtu edhe në finale të Kupës së Gjermanisë, aty ku do të takohen me FC Kaiserlautern.
Pasi evituan humbjen ndaj West Hamit, Alonso dhe Leverkuseni kanë vendosur një rekord të ri historik në futbollin evropian.
Seria e tyre prej 44 ndeshjeve pa humbje është seria më e gjatë e ndonjë ekipi që konkurron në top pesë ligat evropiane.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Juventusi, që shijuan një seri prej 43 ndeshjeve pa humbje nën urdhrat e Antonio Contes mes majit të vitit 2011 dhe majit të 2012-ës.
Humbja e fundit e Leverkusenit daton 328 ditë më parë, saktësisht në maj të vitit të kaluar, aty ku pësuan humbje me rezultat të thellë 3-0 ndaj Bochumit në xhiron e fundit të Bundesligës./Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...