Bayern Leverkuesen ka filluar në sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, është lider i kampionatit gjerman Bundesliga dhe ditën e djeshme u kualifikua në rrethin tjetër të Kupës së Gjermanisë.
Leverkusen arriti fitore ndaj Sandhausen me rezultat 5-2, në kuadër të DFB Pokal, shkruan Arbresh.info.
Kjo ishte fitorja e 14-të në këtë sezon për skuadrën e Xabi Alonsos në 15 ndeshje të luajtura.
Gjatë këtyre 15 ndeshjeve Leverkuseni ka arritur të shënoj 14 fitore dhe një barazim, skuadra që arriti së paku të mos mposhtet nga të drejtuarit e Alonsos është Bayern Munich, që barazoi 2-2.
Leverkusen është në vendin e parë në Bundesligë me 25 pikë, tetë fitore e një barazim pas nëntë ndeshjeve.
Jo vetëm në Bundesligë por edhe në gara evropiane, Leverkusen janë të parët, pas tre ndeshjeve në Europa League, janë të parët me nëntë pikë, duke shënuar 11 gola e pësuar vetëm dy kryesojnë tabelën e Grupit H.
Kujtojmë se Bayern Leverkusen ndeshjen e radhës në Bundesligë me Hoffenheim të shtunën me fillim nga ora 15:30./Arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua