Në fund të sezonit 2018/19, Xabi Alonso do të largohet nga akademia e Real Madridit për të marrë një pozitë të ngjashme te struktura e Real Sociedadit.
Pas largimit nga klubi bask 15 vite më parë, Alonso do të rikthehet me licencën Pro të UEFA-së që i lejon atij të drejtojë një skuadër në La Liga Santander, transmeton portali arbresh.info.
Në sezonin e tij të parë si një trajner i Infantil A te Valdebebas, Alonso fitoi titullin dhe atij i është ofruar mundësi për të drejtuar edhe skuadrën Juvenil A të “Los Blancos”.
Megjithatë, kjo ofertë ishte larguar nga Alonso që preferonte rikthimin në San Sebastian, veçanërisht për shkak të raportit të tij të mirë me Jokin Aperribay.
Ish mesfushori i Liverpoolit do të vazhdojë zhvillimin si trajner dhe ata që kanë punuar me të në kryeqytetin spanjoll janë të bindur se ai do të bëhet një trajner fantastik në të ardhmen.
Bayern Munichu ka diskutuar madje edhe transferimin e tij në Allianz Arena, ku ai i dha fund karrierës së tij si lojtar, megjithëse njëherë e ardhmja qëndron te Real Sociedadi./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...