Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur për objektivat që kishte gjatë afatit kalimtar të verës.
Francezi pasi konfirmoi se kanë ofruar 100 milionë për Thomas Lemar, ka thënë se Topçinjtë ishin të interesuar edhe për Kylian Mbappén.
“E kam kërkuar dhe atë. Por, 180 milionë euro ishte shumë për ne”.
“Ai mund të bëhet Pele i ardhshëm, ai nuk ka kufij dhe është vetëm 18 vjeçar. Do bëhet edhe më i fortë”.
“Ka një lojë balancuese për sulmues, shënon dhe i jep shanse bashkëlojtarëve për të shënuar. Janë kualitete të një lojtari të madh”, ka thënë Wenger.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...