Ed Woodward nuk do të jetë më pjesë e Manchester Unitedit nga fundi i sezonit 2020/21.
Ed Woodward ka dhënë dorëheqjen si nënkryetar ekzekutiv i Manchester United.
Ai do të largohet nga detyra aktuale pasi të mbarojë sezoni.
“Isha ekstremisht krenar t’i shërbej United. Jam krenar qe kam punuar për 16 vjet për klubin më të madh në botë. Klubi ka të ardhme të mirë dhe për mua do të jetë e vështirë të përshëndetem në fund të vitit”, tha ai.
Lajmi për dorëheqjen e tij vjen në një mbrëmje të tensionuar sa i përket Superligës Evropiane, pasi që disa nga klubet themeluese kanë vendosur të tërhiqen.
Woodward u bë shef ekzekutiv i Manchester Unitedit në vitin 2013 duke zënë vendin e David Gill dhe do të mbahet mend për epokën e pasuksesshme post-Sir Alex Ferguson, kur kishte pasur mosmarrëveshje me trajnerë, si David Moyes, Louis van Gaal e Jose Mourinho. /Gazeta Express/
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...
Shkupi ende mbetet qyteti më i ndotur në Evropë
Interi përgatit ofertën e janarit për yllin e Arsenalit
Zyrtare: West Hami bëhet me trajner të ri, e merr ishin e Ch...
Vajza e Sali Berishës paraqitet në SPAK
Aksident me fatalitet në aksin Korçë-Pogradec