Armando Broja vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të largohet në janar apo do të mbetet te Chelsea.
Sulmuesi shqiptar ka pasur shumë oferta, por Chelsea deri më tani i ka rezistuar ato pasi dëshiron rreth 60 milionë euro për ta lënë të lirë.
Chelsea ka refuzuar një ofertë të Wolverhampton Wanderers për ta larguar Armando Brojën.
Por në orët e fundit Fulham po përpiqet të bind Chelsean për të lënë të lirë të largohet sulmuesi shqiptar.
Pas një dëmtimi të pësuar nga Raul Jimenez të martën mbrëma, Craven Cottage janë në treg për përforcime sulmuese dhe janë tunduar të forcojnë interesin e tyre për Brojën.
Sipas Evening Standard , Fulham është destinacioni më i mundshëm i sulmuesit pasi Chelsea refuzoi një ofertë huazimi nga Wolves.
Aston Villa dhe West Ham gjithashtu nuk kanë vepruar sipas kërkesave paraprake. Blutë kërkojnë një tarifë prej 50 milionë funte për shqiptarin, por dëshira e tyre për ta larguar atë sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që mos t’i bie vlera.
Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e shqiptarit i cili është i gatshëm për tu larguar nga Stamford Bridges në mënyrë që të luaj sa më shumë para Euro 2024. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...