Wolves ka arkëtuar tri pikë mjaftë të rëndësishme në udhëtim te Tottenham, e vlefshme për javën e 28-të në Premierë Ligë.
Mysafirët fituan derbin me rezultat të ngushtë 2 – 3, shkruan portali arbresh.info.
Ishte Bergwijn që në minutën e 13-të pas një aksioni të zhvilluar nga vendasit iu kthye topi dhe lehtësisht e dërgoi në rrjetë.
Ndërsa në minutën e 27-të Wolves u përgjigjën me Doherty i cili pas gabimit të mbrojtësit barazoi rezultatin, ndërsa në minutën e 45-të Aurier me një super gjuajtje dërgoi topin në korner të portës dhe dërgoi Tottenham në pushim me epërsinë e një goli.
Mirëpo, pjesa e dytë ishte e mysafirëve të cilët në minutën e 57-të përmes Jota barazuan rezultatin, kurse fitoren e vulosi golashënuesi i skuadrës Jimenez në minutën e 73-të.
Pas kësaj fitore, Wolves ngritën në pozitën e gjashtë me 42 pikë, ndërsa Tottenham renditët në pozitën e shtatë me 40 pikë./arbresh.info.
https://twitter.com/GoalsAndHL/status/1234141804934635520
https://twitter.com/GoalsAndHL/status/1234140393870102531
https://twitter.com/GoalsAndHL/status/1234139633761619974
https://twitter.com/GoalsAndHL/status/1234141016996925440
https://twitter.com/DanielHT79/status/1234143551296020482
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...