Wolsburg blindon talentin Elvis Rexhbecaj. Mesfushori 19-vjecarë me origjinë shqiptare ka firmosur kontratën e tij të parë si profesionist, me skuadrën gjermane.
Kjo marrëveshje do ta mbaj Rexhbecaj të lidhur me “Ujqërit” deri më 2020. Talenti 19-vjecar fillimisht është aktivizuar tek ekipi i moshave të Wolsburg, më pas verën e kaluar ai arriti të bëntë hapin e madh duke u integruar dhe tek skuadra U-23.
Në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar ai arriti të fitonte dhe një vend si titullarë, falë paraqitjeve të mira të treguara në fushën e blertë. Në 20 paraqitje në ligën regjionale të veriut, ka arritur të realizojë 2 gola, kaq u ka mjaftuar drejtuesve të klubit gjerman për ti ofruar Rexhbecaj një kontratë profesionisti.
Gjatë fazës përgatitore që ka zhvilluar Wolsburg, Rexhbecaj është thirrur për qënë edhe ai pjesë e këtyre takimeve , me 19-vjecarin që nuk ka zhgënjyer. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të klubit gjerman. Ndërkohë në një intervistë të dhënë në faqen e “Ujqërve”, mesfushori është shprehur i lumtur për kontratën që ka firmosur dhe se e vetmja gjë që kërkon të bëjë tani është ti shpërblejë besimin e dhënë drejteusve të Wolsburg. Rexhbecaj do të vazhdojë të stërvitet dhe të luaj te U-23, e më pas gradualisht ai do të integrohet dhe te ekipi i parë në Bundesligë.
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...