Humbja 1-3 në shtëpi përballë Augsburgut ka rezultuar fatale për kroatin Niko Kovaç që është shkarkuar nga pankina e Wolfsburgut. Këta të fundit nuk fitonin prej tre muajsh dhe zbritja në vendin e 14 kishte bërë që të ndizet alarmi, ndaj drejtuesit vendosën të ndryshojnë trajnerin.
Kështu fill pas shkarkimit të Kovaç, është emëruar në stol austriaku Ralf Hasenhuttl, ish-trajner i Southamptonit në Angli për plot katër sezone. Hasenhuttl ka firmosur kontratë afatgjatë me Wolfsburgun, teksa mision do të jetë të mbajë skuadrën në elitë.
Ky është një rikthim pas 6 vitesh në Bundesligë për austriakun, që në 2018-ën pati drejtuar Leipzigun, teksa vlen të theksohet se gjatë kohës kur ishte te Southampton ka punuar edhe me sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja./Ss
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...