Google ADS

Wolfsburg pro LGBT, talenti kroat: Atë shirit nuk e mbaj kurrë!

16:44 | 28 Gusht 2018
Arbresh.info

Para pak ditësh klubi gjerman i Wolfsburg-ut ndërmori një iniciativë të veçantë, duke lajmëruar se shiriti i kapitenit nga ekipi i parë deri tek të rinjtë do të jetë me ngjyrat e ylberit, si një sinjal kundër përjashtimit dhe diversitetit, duke bërë thirrje për mbështetje ndaj komunitetit LGBT.

Megjithatë, brenda ekipit të “Ujqërve” ka futbollistë që nuk e kanë pëlqyer idenë dhe një prej tyre, Josip Brekalo, ka dalë hapur, duke lëshuar një deklaratë të fortë.

“Unë jam i pozicionuar shumë pranë fesë, ndaj nëse dikush zgjedh një mënyrë tjetër jete, për mua nuk ka problem, por nuk kam përse dhe nuk dua të mbaj një simbol të veçantë që nuk më përket mua, është kundër pikëpamjes sime të krishterë”.

Mesfushori 20-vjeçar, i cili në verën e vitit 2016 kaloi nga Dinamo e Zagrebit te Wolfsburg për 6 milionë euro, ka shkuar edhe më tej, duke e tepruar, sepse në Instagram ka pëlqyer dhe shoqëruar me simbolin e të vjellës një koment: “Shiriti me ngjyrat e ylberit duket si m**”. Më vonë kroati u mundua të justifikohej, duke thënë se telefoni i tij celular kishte pasur defekt, por sulmet ndaj tij kanë qenë të panumërta, duke e akuzuar për homofobi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme