Washington Wizards arriti një fitore të madhe pas dy kohëve shtesë ndaj Boston Celtics 124 – 125, duke rikuperuar një disavantazh prej 20 pikësh, të krijuar që në periodën e dytë.
Vendimtar në këtë sukses të Wizards Bredley Beal me 34 pikë, 9 asiste dhe 7 rikuperime, pa harruar dhe kontributin e Morris me 20 pikë, apo shifrat e dyfishta të Porter Jr, 18 pikë dhe 11 rikuperime. Bostoni sheh t’i largohet edhe më shumë kreu në Lindje, që mbahet nga Toronto Raptors.
Fitore e hidhur 117 – 106 e Golden State Warrios ndaj Los Angeles Lakers në “Oracle Arena”. Kampionëve në fuqi të NBA iu dëmtua Klay Thompson, i cili pësoi frakturë në gishtin e madh të dorës së majtë.
Kevin Durant rezultoi basketbollisti me statistikat më të mira, 26 pikë, 6 asiste dhe 5 rikuperime, ndërsa Randle dhe Lopez realizuan respektivisht 22 dhe 20 pikë për Lakers.
Kundër çdo parashikimi Orlando Magic mposhti 126 – 117 Milwaukee Bucks, që gjithsesi zhvilloi një ndeshje të mirë. I zakonshmi Antetokounmpo ishte autor i shifrave të dyfishta: 38 pikë dhe 10 topa të kontrolluar poshtë koshit, por në krahun tjetër spikatën Simmons dhe Augustin, respektivisht me 35 dhe 32 pikë.
Stërkëmbësh i Sacramento Kings Kings ndaj Miami Heat, me skuadrën nga Florida që u mposht 123 – 119. Shfaqi repertorin e tij më të mirë për Heat Goran Dragic, që raelizoi 33 pikë, por paraqitja e tij rezultoi e pavlerë, teksa Kings të udhëhequr nga Field që shënoi 24 pikë, fituan me 4 pikë më shumë.
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...