Atletico Madrid luan sfidën e kthimit ndaj Interit në kuadër të rrethit të 1/8 së finales.
Rezultati nga ndeshja e parë është 1-0, në të mirë të Interit, shkruan Arbresh.info.
Para ndeshjes në një konferencë për media, Axel Witsel u shpreh se nuk do të jetë lehtë por që mund të arrihet gjithçka.
“Ne e dimë që në ndeshjet e fundit nuk kemi luajtur mirë, duhet të ndryshojmë pak mentalitetin sepse nuk mund të vazhdojmë kështu. Do të jetë një tjetër ndeshje e Champions-it. Ne duam të luajmë mirë dhe të fitojmë. Interi? Është një ekip shumë i fortë, në të gjitha aspektet. Nuk do të jetë e lehtë, është një ekip që vendos shumë agresivitet në fushë dhe shumë intensitet. Nëse jemi në të njëjtin nivel me ta, ndoshta edhe më lart dhe mund të arrijmë diçka”, ka thënë Witsel.
Tutje ai foli rreth mungesës së Antoine Griezmann.
“Është e qartë, Grizmann i jep shumë forcë skuadrës kur mund të luajë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe ne jemi të lumtur që ai është kthyer. Ne do të duhet të luajmë një ndeshje inteligjente. Luajmë në shtëpi dhe do të na duhet shumë intensitet nga minuta e parë deri në minutën e fundit”, ka shtuar Witsel.
Përveç ndeshjes Atletico Madrid-Inter, do të luhet edhe sfida ndërmjet Dortmund-PSV./Arbresh.info/
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...