Jack Wilshere i ka dhënë fund karrierës së tij në moshën 30-vjeçare duke befasuar të gjithë me vendimin e tij.
Wilshere ka qenë njëri nga futbollistët më të talentuar në Angli kur në moshën 16-vjeçare debutoi me Arsenalin.
Megjithatë anglezi vuajti shumë nga lëndimet dhe asnjëherë nuk arriti pritshmëritë e tij.
Wilshere ka luajtur për skuadra si Arsenal, Bolton Wanderers, Bournemouth, West Ham United dhe së fundmi për gjashtë muaj me skuadrën daneze Aarhus GF.
Sipas mediave britanike, mesfushori që njoftoi tërheqjen nga futbollin në moshën 30-vjeçare do të nisë punën i trajner i Arsenalit U18.
Oferta e klubit londinez i është bërë para disa javësh mesfushorit dhe duket se pikërisht kjo ka ndikuar që Wilshere të vendosë tërheqjen përfundimtare, në një moshë kur futbollistët zakonisht kanë kulmin e karrierës.
30-vjeçari pritet ta pranojë këtë ofertë dhe të punoj me lojtarët e rinj që t’i nxjerr sa më shumë yje skuadrës së zemrës.
Wilshere ka zhvilluar 197 ndeshje zyrtare me Arsenalin ku ka realizuar 14 gola e ka asistuar në 30 të tjerë. Ndërkohë ai ka 44 ndeshje me Bournemouthin, 18 me West Ham United si dhe nga 14 me Bolton Wanderers e Aarhaus.
Ish-mesfushori ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Kombëtares së Anglisë, derisa me atë A ka zhvilluar 34 ndeshje ku ka edhe dy gola.
/Telegrafi/
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin