Wilshere: Nuk ka asgjë të re rreth kontratës

20:33 | 14 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Jack Wilshere ka zbuluar se nuk ka asgjë të re rreth situatës së kontratës së tij pas paraqitjes impresive të tij në barazimin pa gola 0 me 0 të Arsenalit ndaj West Hamit.

25-vjeçari bëri paraqitjen e tij të parë në Premierë Ligë mbrëmjen e kaluar, por e ardhmja e tij në Emirates vazhdon të mbetet ende e pa qartë, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk ka ndonjë përditësim, ne jemi në të njëjtën situatë që ishim dy javë më parë”, ka thënë Wilshere.

“Nuk ekziston ndonjë datë. Unë kam lexuar vetëm atë që ai (Wenger) ka thënë për media”

Wilshere është shfrytëzuar nga Wenger më shumë në ndeshjet në Evropa Ligë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme